Hajdari ‘sfidon’ Ramën dhe opozitën: Piktorja e njohur me famë botërore, kandidate për deputete në listën e Nismës Thurje

Beteja politike e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Elbasanit do të jetë e ashpër mes kampit opozitar, ku do të jenë përballë Monika Kryemadhi, Gazment Bardhi dhe deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari.

Hajdari ka prezantuar sot për votuesit Ornela Arapin, piktoren e njohur me famë botërore, që do të jetë kandidate për deputete në listën e Nismës Thurje, Elbasan.

Postimi i Rudina Hajdarit

“Ju prezantoj me Ornela Arapin, kandidate për deputete në listën e Nismës Thurje, Elbasan.

Ornela ka mbaruar Akademinë e Arteve dhe është një piktore e talentuar me famë ndërkombëtare.

Ajo është renditur nga revista Phoenix në Londër si një nga ikonat botërore të artit në vitin 2017.

Kur mori pjesë në Art Fire Milano, gazeta e madhe italiane Coriere della Sera e vlerësoi si talentin më të mirë nga jashtë Italisë.

Ornela është ambasadorja më e mirë e qytetit dhe Shqipërisë. Punët e saj kanë bërë jehonë nga Londra, Roma apo Hong Kongu.

Ornela thotë se frymëzimin ia jep Shqipëria dhe ndaj edhe ka vendosur të angazhohet. Sepse ajo do që vendi të rrezatojë bukurinë dhe pasurinë natyrore që ka e jo varfërinë apo korrupsionin ku e kanë zhytur politikanët e sotëm.

Ajo mendon se njerëzit e aftë e të talentuar ia kanë borxh Shqipërisë agazhimin në ditë të vështira.

Jam shumë e lumtur që kam në krah Ornelën në këtë garë si pjesë e rëndësishme e Nismës Thurje.”