Habiten të gjithë, Andi i “Për’puthen” po fejohet? Ja çfarë thotë konkurrenti

Ditën e sotme, Andi Shehi ose siç njihet nga të gjithë Andi i “Për’puthen” ishte sot i ftuar në Top Albania Radio ku dha një intervistë të shkurtër.

I pyetur rreth raportit të tij me Tean jashtë spektaklit, ai u shpreh se deri tani gjithçka shkon shumë mirë dhe dyshja janë mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.

Andi rrëfeu se nuk përjashtohet as mundësia që ai dhe Tea të jenë një hap më pranë fejesës teksa u pyet nga moderatorët e emisionit nëse dyshja kanë shkëmbyer unazat.

Ai rrëfeu se momentalisht nishanet nuk janë shkëmbyer por uron që kjo gjë të ndodhë së shpejti pasi janë në rrugën e duhur. Po ju a i prisnit këto përgjigje nga konkurrenti?