Habit Rezart Taçi: Kam lidhje familjare me Presidentin e amerikës

Biznesmeni Rezart Taçi u shpreh i pakënaqur për situatën në të cilën ndodhet duke mohuar çdo akuzë për të cilën është në kërkim nga SPAK në Shqipvri.

Zërat për një lidhje të mundshme me njerëz të Cosa Nostra-s dhe favoreve që u ka bërë për pastrimin e parave, nuk i kanë pëlqyer Taçit e u shpreh se persekutimet ndaj tij nuk ndalen.

Ai madje zbuloi se për t’i shpëtuar persekutimeve të bëra kundër tij, kishte shkuar deri tek motra e Presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, Valerie.

“Për shkak të një lidhje familjare që kam me familjen e presidentit të Amerikës, Joe Biden, në atë kohë i kërkova motrës së Biden që të vinte në Shqipëri për të zgjidhur situatën time.

Ajo erdhi dhe takoi Berishës dhe i kërkoi që Rezart Taçi të mos persekutohet më në mënyrë të padrejtë. Pas një periudhe paqeje nisën sërish persekutimet,” tha ai.