Habit nëndrejtoresha e Qendrës Spitalore Nënë Tereza: Të infektuarit shkelin karantinën, dalin dhe shkojnë në lokale e qendra tregtare

Nëndrejtoresha e Qendrës Spitalore Nënë Tereza, Arjana Strakosha. në një intervistë për A2, tha se persona të cilët janë udhëzuar të qëndrojnë në karantinë, po dalin pa asnjë problem në rrugë, duke shkuar në lokale, qendra tregtare por edhe në spitale duke mos treguar se janë të infektuar. Kjo përbën rrezik për përhapjen e infeksionit.

“Në periudhën pas hapjes së masave shtrënguese po vihet re një fenomen i shëmtuar, që shumë persona që me plot gojë mund t’u themi të pandërgjegjshëm, dalin nga karantina, shkrihen mes turmës, dalin nëpër qendra tregtare, marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.

Këta janë faktor i madh risku. Më e keqja është se këta vijnë në spital pa treguar që janë persona të karantinuar. Pavarësisht se kemi marrë masat tona, shpeshherë vijnë dhe nga rrethet dhe nga rruga dhe simulojnë gjendje të ndërlikuara”, tha ajo.