Habit konkurrenti i “Për’puthen”: Do të hap një restorant ku njerëzit i vendosin çmimet vetë”

Një prej konkurrentëve më të përfolur të momentit në Për’puthen, Juli ka qenë i ftuar sot në Top Albania Radio. Kryefjala e diskutimit përvec spektaklit ishin edhe aventurat e tij nëpër botë me pak para.

Së fundmi Juli ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut. Ai tha se do të bëjë një giveaëay dhe paratë që do të fitojë nga bashkëpunimi do t’i japë të gjitha për bamirësi. Sigurisht një gjest i tillë nuk mund të kalojë pa mos u vënë re Juli nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ai u shpreh ditën e sotme se ka një plan të madh për të ardhmen që uron ta realizojë vërtetë. Konkurrenti i këtij spektakli të shumëpërfolur tha se dëshiron që të hapë një restorant në Shqipëri ku njerëzit i vendosin çmimet vetë. Në botë ka disa restorante të tilla dhe përse jo të mos ketë edhe në Shqipërinë tonë të bukur.

Kjo do të ishte një mënyrë shumë e mirë që njerëzit të përjetojnë një eksperiencë të veçantë gjatë një dreke apo darke me miqtë dhe pse jo të ushqehen mirë dhe lirë. Si mendoni për këtë investim që Juli do të bëjë?