Habit gazetarja e Top Channel: “Kam 6 muaj që jam ndarë nga burri jam në një lidhje me kolegun tim, të gjithë e dinin”

Që pas skandalit të Teas, Andit dhe Geartit në “Për’puthen” duket se të gjithë po e shfrytëzojnë këtë dramë për pak vëmendje. Pjesëtarë të tjerë të stafit të Top Channel kanë ironizuar situatën duke nxjerrë bllof konkurrentët dhe produksionin.

Të njejtën gjë ka bërë edhe moderatorja e “Shqipëria Live” e cila ka publikuar një video ku thotë se ka gati 1 vit që është ndarë nga bashkëshorti dhe është lidhur me kolegun e saj Flori Gjini (i cili në video i fërkon krahun).

Ajo vazhdon më tej duke thënë se këtë gjë e dinin të gjithë madje edhe pjesëtarët e stafit të Top Channel. Sigurisht e gjitha kjo ishte në kuadër të shakasë për të ironizuar “Për’puthen”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erjona Rusi (@erjonarusi)