Habit deputeti i PS-së! Zbulon pse e votoi si president Ilir Metën

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia ka treguar pse e ka votuar si president, Ilir Metën. Sipas tij vendimet e marra, nga presidenti kanë qenë shumë zhgënjyese dhe të njëanshme.

“Nuk është normale nga ana e presidenti që është simbol i unitetit kombëtar, ndërsa Rama është në krye të një qeverisje që ka punën e vet, vazhdon reformat dhe nuk më vjen mirë që Meta ka marr rolin e një opozite, përfshirë këtu edhe partinë e tij, LSI. Nuk është ish, për aq sa ndeshet me kryeministrin për politikat e zhvillimit them se është pozicionuar dukshëm në rolin e opozitën madje ka futur në ombrellën e tij dhe Basha, ai bën më shumë opozitë.Unë e kam votuar Metën si president dhe nuk jam penduar se ka një kohë të gjatë që merrej me politikë dhe ka kaluar shumë poste dhe kam menduar që në saj të përvojës politike, do e bënte mirë punën. por qytetarët janë koshient që Meta ka bërë dekrete të tij dhe i ka cdekretuar, ka vendosur datën e zgjedhjes, e ka hequr, në këtë rast nuk mendoj që problemi i mazhorancs është që të shkarkojë Metën, problemi është që institucione të tilla duhet të jenë të mbështetura nga Kushtetutë. Nëse presidenti ka miratuar ato akte në kohë COVID-i ka zbatuar karantinën. Është në kompetencat e tij që të shprehet, apo të miratojë ligjet. Në fund nuk vendos presidenti, por Kuvendi. Nuk është determinant vendimi i Metës për ligje, s’na ka bërë nder për ligjet që ka miratuar në kohë pandemie”, tha Qefalia për Report Tv.