Gruaja e infektuar thyen karantinën dhe tenton të futet në Shqipëri, por ja çfarë i ndodhi në pikën kufitare

Një shtetase kosovare e infektuar me COVID-19 është arrestuar nga policia pasi ka thyer karantinimin dhe ka tentuar të futet në territorin e Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Vermicës.

Falë ndërhyrjes së policisë e infektuara është ndalur për t’u futur në Shqipëri.

“PKK. Vermicë, 20.11.2020-17:00. Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, thuhet në njoftimin e policisë.