Grida Duma flet për programin e PD-së: “Do ju nxjerrim nga mjerimi, do të dyfishojmë…”

Grida Duma diten e sotme ka dhënë një intervistë për të folur më gjatë rreth programit të Partisë Demokratike, “Shqipëria Fiton”.

Si një ndër bashkëhartueset e këtij programi, Grida theksoi se PD-ja nëse vjen në qeverisje pas zgjedhjeve të 25 prillit do të nxjerrë nga mjerimi popullin shqiptar duke dyfishuar ndihmën ekonomike.

“Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike. Ata që sot marrin një 80 mijë lekësh të vjetër në muaj, me ne do të marrin 160 mijë lekë të vjetra. Ata që marrin 100 mijë lekë të vjetra, me ne do të marrin 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike dhe askush nuk do të mbetet jashtë. I kanë nxjerrë nga kritere mjerane. Kanë një frigorifer të vjetër, kanë një biçikletë aty të vjetër, thonë nuk e meriton ndihmën. Me ne, kushdo që ka nevojë dhe është në varfëri ekstreme do të përfitojë ndihmën ekonomike pa lënë askënd jashtë, pa i llogaritur si çështje partish, por si çështje shqiptarësh.” -tha ajo gjatë intervistës.