Greqia vendos ushtrinë në kufi me Shqipërinë, ish-shefi i Forcave të Armatosura zbulon çfarë qëndron pas kësaj lëvizje

Greqisë për të vendosur një postë ushtarake në ishullin Othonoi përballë Shqipërisë. Lidhur me këtë ka folurd ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Maksim Malaj. Ai thotë për Abc neës se Greqia nuk ka asnjë rrezik nga Shqipëria. Ai zbulon sipas tij arsyen e vendosjes së postës ushtarake, që lidhet me kufirin detar.

“Ata (Greqia) e bëjnë se duan ta shfrytëzojnë për kufirin detar. Ajo duke e sjellë aty e quan zonë të banuar atë ishull dhe e shfrytëzon nesër, pasnesër dhe thonë unë kam njerëz aty, që banojnë, është imja. Faktikisht ai (ishulli) ka qenë i braktisur. Tani po çojnë trupa për të justifikuar lëvizjen se është i banueshëm. Kjo është, se rrezik nga ne (Shqipëria) nuk ka. Ky është mendimi im” tha Malaj.