Greqia premton se do të ofrojë falas vaksinën anti-covid

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka bërë me dije se qeveria e tij do të mundësojë sigurimin falas të vaksinës anti-Covid kur ajo të jetë gati për t’u praktikuar.

Ajo çfarë duket në fakt një akt që tregon kujdesin e shtetit ndaj qytetarëve e që të paktën në rajon nuk ka ndodhur në ndonjë vend, qeveria greke ka marrë masa që të gjithë nxënësit dhe mësuesit do të kenë mundësinë të pajisen falas edhe ma maska për t’u mbojtur.

“Vaksina do të jetë në dispozicion falas për të gjithë qytetarët grekë. Ende nuk e dimë nëse do të jetë një apo më shumë se një. Nuk e dimë as kur do të jetë në dispozicion. Shpresojmë sa më shpejt. Por, në momentin që do ta kemi në dispozicion, do të jetë falas për të gjithë qytetarët grekë”, tha Mitsotakis teksa ishte në një takim ku po fliste p[ër masat që ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë qeveria e drejtuar prej tij.

Kryeministri bëri me dije hapja e shkollave është një proces që po ndodh në të gjithë botën por theksoi se do të hapen sipas të gjitha rregullave që rekomandojnë ekspertët për të minimizuar rrezikun e përhapjes së virusit.

Por ajo çfarë duhet të mësohen fëmijët, të rinjtë dhe mësuesit në shtetin helen është masa detyruese për të mbajtur maska në fytyrë gjatë orëve të mësimit.