Greqia më në fund jep lajmin e mirë për shqiptarët

Shteti grek më në fund ka ardhur me një lajm të mirë për shqiptarët. Burime pranë “Top Channel”, kanë konfirmuar se pika kufitare e Kakavijës do të rritë kuotën e kalimit nga 400 në 1500 persona.

Pavarëisht se Greqia i ka hapur kufinjtë, duket se kalimet për shqiptarët mbeten ende të kufizuara. Ky vendim është marrë pasi autoritetet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë për të rritur numrin e kuotave të kalimit.

Autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik.