Greqia mbyll kufinjtë me Shqipërinë për shkak të virusit, ja deri në cilën datë

Pak ditë më parë në Greqi u konfirmuan 4 rastet e para me mutacionin e virusit duke bërë që vendi fqinj të marra masa serioze dhe ekstreme kufizuese për të mbrojtur qytetarët e saj.

Nga sot vendi ka mbyllur kufinjtë me Shqipërinë dhe Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë zbuloi masat e rrepta ndaj shqiptarëve. Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptar që duan të hyjnë në Greqi për arsye turistike apo vizite deri më 21 Janar. Gjithashtu ndalohen personat me pasaportë shqiptare apo me 90 ditorëshin.

Ata që lejohet të hyjnë janë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi greke. Për ata që do të hyjnë në Greqi pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të plotësojnë formularin PLF 24 deri në 48 orë përpara.

Pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit të gjithë personat duhet të përgatisin dhe paraqesin 72 orë para testin negativ të RT-PCR. Sakaq të gjithë personat me apo pa nënshtetësi do t’u duhet të karantinohen 7 ditë në shtëpitë e tyre.

Të gjithë pasagjerët që do lëvizin jashtë Greqisë duhet të plotësojnë dhe PLF 24 orë përpara udhëtimit.

Pikat kufitare do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 23.00 Nga Pika kufitare e Kakavijës do lejohet të kalojnë deri ne 750 veta. Kapshtica do jete mbyllur./Source.al