Greqia konfirmon lajmin e keq për shqiptarët

Pika kufitare e Kapshticës mëngjesin e ditës së sotme ka bërë njoftimin zyrtar se afati i bllokimit të saj është shtyrë deri më datën 8 shkurt. Shkaku është situata e krijuar nga pandemia që nuk po e bën aspak të lehtë lëvizjen përmes shteteve.

Dalja nga Shqipëria për të hyrë drejt Greqisë do të vijojë të jetë e mbyllur ndërkohë që dalja nga Greqia për të hyrë në vendin tonë do të lejohet prej orës 06:00 dëri në orën 22:00 dhe kjo vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë apo këmbësorët. Çdo mjet tjetër trasporti nuk do të lejohet të kalojë në pikën kufitare të Kapshticës.