Greqia jep lajmin e keq për shqiptarët

Greqia ka vendosur të lërë në fuqi masat kufizuese për ata që udhëtojnë nga Shqipëria deri në datën 8 nëntor. Njoftimin e dha ambasada e Greqisë në Shqipëri.

Doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 7 të mëngjesit çdo ditë, ndërsa mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë.