Greqia i merr 12 milje në detin Jon Shqipërisë? Mitsotakis zbulon lëvizjen emergjente të ministrit të Jashtëm grek, ja çfarë pritet të ndodhë në Tiranë

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalës së tij në parlament zbuloi se ministri i Jashtëm Nikos Dendis do të vijë shumë shpejt në Tiranë, ku në folur do të ketë marrëveshjen për detin Jon.

Ndërkohë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar para deputetëve grek se Greqia do të shtrihet me deri në 12 milje në perëndim të detit Jon. Tashmë ky projektligj ka kaluar në parlamentin greke.

“Greqia po rritet, të tjerët kanë thënë kështu, por ne po e realizojmë,” tha Mitsotakis.

Kjo deklaratë e tij vjen menjëherë, pas asaj të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Ky i fundit ka deklaruar se Greqia thotë se do të mbyllë shumë shpejt edhe çështjen e ujërave territoriale me Shqipërinë, duke u zgjeruar në detin Jon me 12 milje.