Greqia e çon Turqinë në OKB për detin: Të flasë edhe Kina

Greqia ka bërë lëvizjen e radhës duke e dërguar cështjen e konfliktit me Turqinë për detin në OKB. Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres një letër të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis mbi situatën në Mesdheun Lindor duke i kërkuar që t’ia kalojë atë Këshillit të Sigurimit.

Mitsotakis kërkon një përgjigje ndërkombëtare ndaj agresionit të Turqisë dhe thekson se pret ndërhyrjen e Kinës si një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB.

“Turqia paraqet kërcënim ndaj stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për tregtinë ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në letër.