Greqia del me njoftimin e rëndësishëm dhe jep lajmin e keq për Shqipërinë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, për shkak të kushteve të këqija të motit ka bërë me dije se do të bllokohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në territorin grek.

Përmes një njoftimi për mediat Policia Kufitare e Kakavijës iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmirësim të kushteve të motit

“Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit. Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zhinxhirë.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit”, njoftojnë autoritete e policisë kufitare Kakavijë.