Gjyqtares Enkeleda Hoxha i jepet goditja finale

Pak kohë më parë, Gjykatësja e Kurjës, Enkeleda Hoxha pas një operacioni të gjatë u kap në flagrancë duke abuzuar mbi detyrën e saj me disa persona të tjerë. KLGJ menjëherë e shkarkoi atë nga detyra dhe pasi u arrestua ajo nisi të hetohej edhe më tej për korrupsion.

Sot Gjykata Kushetetuese vendosi të mos e pranijë nkimin e gjykatëses e cila kërkoi nga Kushetetuesja anullimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqsor, që e zhveshi atë nga statusi i magjistratit.

Kushtetuesja vendosi të mos e kalojë këtë në seancë plenare duke hedhur poshtë kërkesën e saj. Në njoftimin e tyre zyrtar shkruhej:

“Pas shqyrtimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), me vendimin nr. 92, datë 17.03.2021, ka vendosur: “1-Pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë; 2-Shkarkimin nga detyra të magjistrates Enkeleida Hoxha, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë; 3-Pezullimin e përfitimit të pagës në masën 50%, si dhe përfitimet e tjera të magjistrates Enkeleida Hoxha, deri kur ky vendim të marrë formë të prerë; 4- Kundër këtij vendimi lejohet ankim sipas ligjit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranëGjykatës Kushtetuese, afati i të cilit fillon nga e nesërmja e njoftimi të arsyetimit të këtij vendimi.” -shkruhej ndër të tjera nga KLGJ-ja.