Gjobat për maskat, avokati tregon si të shpëtoni: “Po ju pyeti policia këtë gjë asesi mos u përgjigjni”

Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me FaxNews, Altin Goxhaj ka folur sërish rrerth rreth vendimit të qeverisë për mbajtjen e detyruar të maskës në ambiente të hapura. Ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mos e japin emrin e babait në momentin kur u kërkohet nga policët.

Sipas tij përgjegjësia është individuale dhe nuk ka pse të kalohet te personi që ka nënshkruar kontratën e energjisë elektrike. Në lidhje me këtë, ai bëri një krahasim me periudhën e komunizmit, ku nëse djali bënte diçka, përgjegjësia binte mbi të gjithë fisin.

Goxhaj u shpreh:

Mos e shkruani emrin e babës në gjobën e policisë për mosmbajtjen e maskës. Mos e shkruani që t’i fusnin ata në një konfuzion të ri. Ky konfuzion i ri përcaktohet nga e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të mbajtur përgjegjësi për veprimet e veta. Në kohën e Enver Hoxhës nëse djali bënte një gjë e hante dhe babai, vllai,mamaja,motra, halla, xhaja, tezjamadje dhe shokët.

Në komunizëm nëse ti bëje diçka, për agjitacion dhe propagandë ose kur dilje kundër qeverisë e hante gjithë familja. Nëse ju dilni pa maskë e ha gjithë familja, sepse ai që ka kontratën e energjisë mban përgjegjësi. Kur lidhet një kontratë lidhet me një individë dhe ai individ mban përgjegjësi për atë kontrat dhe asnjë person tjetër i familjes nuk mban përgjegjësi. Çdo qytetar mban përgjegjsi për veprimet e veta. Deri në 18 vjeç ti je në kontrrollin e familjes por mbi 18-vjeç nuk je më.

Por për një djalë 25-vjeç i cili merr një gjobë për maskat, ata duan që t’ia faturojnë babait. Këtë s’mund ta bëjnë pasi babai nuk ka asnjë detyrym për ta paguar, mjafton që djali të thot se nuk jeton me familjen dhe të mos jap llogari se ku jeton. Babai nuk ka pse të paguaj faturat e djalit.