Gjermania jep kushtin dhe dërgon mesazhin e fortë shqiptarëve

Me anë të një deklarate për mediat, ambasadori gjerman, Peter Zingraf ka komentuar situatën aktuale dhe politike në vend. Teksa ka folur nga Shkodra u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa para drejt integrimit por shton se ende ka shumë për të bërë.

“Në këto kohë gjenden arsye pozitive për të ecur para. Shqipëria duhet t’i bëjë reformat për vete. Një nga kushtet, ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Shqipëria ka shumë për të bërë, janë kushte për t’u plotësuar. Një BE e fortë, një partneri i fortë për Shqipërinë”, ka thënë ai . Kurse për krizën dhe tensionet mes palëve politike ai tha se “Jemi në fushatë elektorale”. “Dyert për Shqipërinë janë të hapura, po punojmë për këtë temë. Shqipëria ka bërë hapa para”, tha më tej ai.

]]