“Gjendja ishte katastrofike”, Rama zbulon çfarë gjeti në depot e QSUT-së kur erdhi në pushtet

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot nga Fieri gjendjen e spitaleve para 7 viteve kur ai erdhi në pushtet. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama tha se njerëzit vareshin kangjellave të QSUT-së ndërsa bërtisnin se nuk kishin ilaçe.

“Kur ne kemi marrë detyrën, nuk ishte pandemi, por ishin njerëzit që vareshin kangjellave të QSUT-së dhe ulërinin se nuk kishte ilaçe. Apo merrnin batanije me vete. Gjendja ishte katastrofike. Unë besoj se nuk është e vështirë që për t’u kuptuar, deri para 7 vitesh, se identifikojë dot se kush ishte pacienti apo familjari, mjeku apo infermier, pa folur pastaj për ngrohje, pastërti, etj. Ishte i gjithë sistemi rreth spitalit, furnizime me ilaçe. Borxhi kur morën ne detyrën, që shteti i kishte furnizuesve ishte katastrofik. Në furnizime kemi gjetur stoqe ilaçesh që ishin blerë për qoka.”, tha Rama.