Genc Ruli zbulon më në fund arsyet pse u hoqën nga gara disa emra të njohur si Klevis Balliu apo ish kryebashkiakët demokratë

Kryesia e Partisë Demokratike ka gati tashmë 326 emra që do të vijojë garën për të qenë në listat e kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet e 25 prillit. Përpilimi i kësaj liste si edhe përjashtimi me votën e anëtarësisë të disa emrave të njohur ka shkaktuar jo pak debat në PD.

Në lidhje me këto zhvillime si edhe ecurinë e mëtejshme, ka reaguar Genc Ruli, anëtar të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD. Në një intervistë për Abc News, Ruli zbulon se janë hequr nga lista për të qenë kandidatë 30% e deputetëve që kanë qenë në listën e PD-së në vitin 2017. Sipas tij, duke dashur që të bëjnë një listë fituese të demokratëve, komisioni ka patur qasjen që të largojë edhe më tepër nga lista në fjalë.

Ruli u pyet edhe me skualifimin nga gara të Klevis Balliut; Hekuran Hoxhallit dhe Astrit Veliajt, si edhe të tre kryebashkiakëve duke theksuar se anëtarësia i donte këta emra në PD, por jo në pozicione drejtuese.