Gazmend Bardhi i publikon videon Ramës: “Ata e dinë se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës”

Mëngjesi i ditës së sotme ka nisur me një sulm nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi që ka publikuar një video drejtuar Edi Ramës duke i thënë se në zgjedhjet e 25 prillit ai do të humbasë.

Korrupsioni i Partisë Socialiste dhe gënjeshtrat e tyre i kanë ardhur në majë të hundës shqiptarëve dhe këtë gjë qeveria e tij e di shumë mirë. Ja shkrimi i plotë i tij:

“Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin”, shkruan Bardhi.