Gazetari nxjerr bllof Edi Ramën, zbulon se nga cili shtet kanë ardhur vaksinat

Që në momentin që 975 dozat e para të vaksinës erdhën në Shqipëri u ngrit pyetja rreth mënyrës së transportit të tyre e mbi të gjitha se nga cili shtet kishin ardhur. Kryeministri i vendit Edi Rama jo vetëm që nuk pranoi ti zbardhte këto detaje për të qenë transparent me popullin por vendosi të tregohej edhe më i fshehur.

Ai është shprehur se nuk do ta zbulojë shtetin nga ku erdhën këto vaksina pasi ky është një sekret shtetor dhe vendi nga ku i morëm dëshiron të ruajë konfidencialitetin.

Mbrëmjen e kaluar ka qenë gazetari Sokol Balla ai i cili zbuloi për herë të parë për publikun shtetin që na dha 975 dozat e para të vaksinës. Ai tha se ishte Italia ajo që na dhuroi dozat e para nga kompania Pfizer dhe sipas tij ky është një informacion i sigurt nga burimet e tij.