Gazetari i njohur shqiptar del me bindje të plotë, tregon se kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit

Sa për sondazhet e publikuara para zgjedhjeve, gazetari Robert Rakipllari tha se tendenca e përgjithshme e tyre është që PS del forcë e parë, por opozita e bashkuar del koalicion fitues.

“Tendenca e sondazheve është që PS del forcë e parë, por opozita e bashkuar del koalicion fitues. PS ka dalë tradicionalisht parti e parë, për shkak të traditës e mënyrës se si është zhvilluar politika. Fakti që del forcë e parë edhe pas 8 vitesh kjo tregon që opozita nuk është atje ku duhet”, tha ai për News24.