Gazetari i drejton pyetjen e çuditshme, konspiracionisti Alfred Cako zbulon për herë të parë domethënien e unazave që mban në dorë, “s’e kam bërë kurrë këtë”

Të ftuar pasditen e djeshme në rubrikën ‘rrethi në katror, gazetari Bledi Mane i ka bërë një kërkesë të çuditshme konspiracionistit të njohur Alfred Cako.

Ai i kërkoi t’i zbulojë para të gjithëve domethënien e unazave që Cako mbante në dorën e majtë. Teksa priste një përgjigje tjetër, Cako i tha se ishin dy unaza shumë të thjeshta.

“Njëra është e martesës, ku kanë të shënuar datën e martesës me gruan time, ndërsa tjetra është e nënës, ma ka dhënë ajo,” tha Cako. Ai madje i hoqi nga gishti për t’ia vërtetuar: “Po i heq për ty, se kurrë s’e kam bërë”.