Gazetari e pyet për hartën e re të detit Jon të publikuar nga Greqia, kryeministri jep përgjigjen e prerë

Kryeministri Edi Rama u pyet sot edhe në lidhje me hartën që është publikuar në mediat greke, si shënjuese e re e ujërave territoriale të dy vendeve. Rama e përgënjeshtroi këtë hartë.

Muhamed Veliu: Doja të ndalesha në një çështje tjetër, gjatë ditës së sotme është publikuar një hartë për konfigurimin e kufirit detar Shqipëri-Greqi?

Edi Rama: Çfarë është publikuar?

Muhamed Veliu: Nga mediat greke, për konfigurimin e kufirit.

Edi Rama: Nuk kam parë asgjë. Deklarata e Mitsotakis për zgjerimin me 12 milje, nuk ka lidhje me ujërat tanë territorialë. Ne po punojmë por nuk e kemi arritur këtë ende me palën greke.