Fundoset varka, humbin jetën 74 persona, mes tyre edhe fëmijë

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin jep lajmin tragjik se 74 refugjatë janë mbytur në gjirin e Libisë. “Anija mbante mbi 120 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, specifikon IOM. Dyzet e shtatë të mbijetuar u nxorën në breg nga rojet bregdetare libiane dhe nga peshkatarët, ndërsa 31 trupa u gjetën në det. Kërkimi për viktimat vazhdon.” .

Njoftohet se që nga e marta të paktën 19 persona, përfshirë dy fëmijë u mbytën pasi dy anije u përmbysën në Mesdheun Qendror, ndërsa OJQ Armët e Hapura shpëtuan më shumë se 200 vetë në tre operacione. Në tetor, të paktën 140 emigrantë u mbytën në brigjet e Senegalit në atë që Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e përshkroi si mbytjen më vdekjeprurëse të këtij viti.