Fundoset ushtari i Ilir Metës, ultimatumi amerikan detyron SPAK-un

Amerikanëve nuk u del e keqja me ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Teksa ky i fundit u përdor keq nga presidentit Ilir Meta për të goditur reformën në drejtësi dhe sulmuar ambasadorin Donald Lu, për ambasadën e SHBA dënimi dhe sekuestrimi i pasurisë për Llallën është mision më vete.

Pasi prokuroria dërgoi dosjen në gjykatë, Llallës ju hoq sekuestroja e pronave gjë që solli një reagim të fortë nga ana e ambasadores amerikane. Por duket se presioni amerikan ka detyruar SPAK e GJKKO të korrigjojnë gabimin dhe t’i sekuestrojnë pronat sërish ish-Kryeprokurorit. Dje drejtësia e re ka fundosur ushtarin e Ilir Metës, duke dërguar një mesazh të fortë te të gjithë.

Llalla qëndroi për shumë vite në shërbim të Metës dhe përplasja me Donald Lu ishte kulmi, ku presidenti e shfrytëzoi dhe më pas e shiti. SPAK njoftoi se ka përdorur ligjin antimafia kundër Llallë. Në bazë të këtij ligji ajo ka kërkuar nga GJKKO sekuestrimin e disa pronave të paluajtshme, gjë që u pranua.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në kuadër të procedimit penal nr.65 viti 2019, ka regjistruar hetimin pasuror me nr.11 viti 2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla, ish Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Prokuroria e Posaçme duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera, bazuar në kërkesat e ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për sekuestrimin e pasurive në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Pasuritë e sekuestruara

SPAK bën me dije se është sekuestruar pasuria e paluajtshme nr.39/146-ND+1-21, zona kadastrale nr.8518, e llojit apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë me kontratën nr.432 Rep dhe nr.221 Kol, datë 19.03.2012. Po ashtu është sekuestruar: Pasuria e paluajtshme nr.64/40, zona kadastrale nr.3091, volume 3, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², blerë me kontratën nr.972 Rep dhe nr.546 Kol, datë 05.12.2016;Pasuria e paluajtshme nr.64/61, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 198, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.316 Rep dhe nr.187 Kol, datë 15.03.2017; Po ashtu janë sekuestruar pasuria e paluajtshme nr.64/62, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 199, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.315 Rep dhe nr.186 Kol, datë 15.03.2017, si dhe pasuria e paluajtshme nr.64/58, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.573 Rep dhe nr.376 Kol, datë 15.05.2017. SPAK njofton se Hetimet pasurore janë në vazhdim dhe ende nuk kanë përfunduar. Masa e sekuestrimit të pasurive të paluajtshme në këtë rast është vendosur duke u bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 dhe kjo masë parandaluese është autonome nga procesi penal që është duke u zhvilluar ndaj shtetasit të mësipërm.

Reagon Yuri Kim

Sekuestrimi i pasurive është mbështetur edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Teksa publikoi pak ditë më parë vendimin e DASH kur Llalla u shpall i pandehur, ambasadorja deklaroi dje se sekuestrimi i pronave ndaj tij është një sinjal se SPAK po ecën para.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Antimafia për të luftuar korrupsionin. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”, – shkruan Kim.

Pronat e sekuestruara nga SPAK

1. Pasuria e paluajtshme nr. 39/146-ND+1-21, zona kadastrale nr. 8518, e llojit apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë me kontratën nr. 432 Rep dhe nr. 221 Kol, datë 19.03.2012;

2. Pasuria e paluajtshme nr. 64/40, zona kadastrale nr. 3091, volume 3, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², blerë me kontratën nr. 972 Rep dhe nr. 546 Kol, datë 05.12.2016;

3. Pasuria e paluajtshme nr. 64/61, zona kadastrale nr. 3091, volumi 4, faqe 198, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr. 316 Rep dhe nr.187 Kol, datë 15.03.2017;

4. Pasuria e paluajtshme nr. 64/62, zona kadastrale nr. 3091, volumi 4, faqe 199, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr. 315 Rep dhe nr. 186 Kol, datë 15.03.2017;

5. Pasuria e paluajtshme nr. 64/58, zona kadastrale nr. 3091, volumi 4, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr. 573 Rep dhe nr. 376 Kol, datë 15.05.2017;