Fundi i korrikut do t’na pjekë nga vapa! Ja sa do të shkojnë nesër temperaturat

Vala e nxehtë afrikane që ka përfshirë vendin, do t’i ktheje ditët e fundit të korrikut në më të nxehtat e këtij muaji.

Moti për nesër

Në të gjithë vendin do të mbiotërojnë orët me diell. Era do të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë, duke u pasuar nga valëzim i ulët në dete.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 19°C deri në 34°C
zonat e ulëta 21°C deri në 39°C
zonat bregdetare 24°C deri në 37°C