Frrok Çupi tregon ndryshimin e madh, zbulon çfarë ka ndodhur në këto dy zona të Veriut të Shqipërisë

Gazetari Frrok Çupi u shpreh se reshjet këto ditë kanë qenë shumë të mëdha dhe se uji nga zonat e Obotit dhe Dajçit pothuajse ka ikur.

“Reshjet qenë shumë të mëdha dhe ishin në të gjithë Shqipërinë, por sidomos në vendet ku ka hidrocentrale.

Unë konstatoj se kemi një Shqipëri më të lirë dhe më të sigurt. Në vitin 2010 kam qenë një javë në Shkodër dhe ujërat kanë ikur pas 2 javësh.

Sot Oboti dhe Dajçi që janë të ndërtuar nën nivelin e ujit, pothuajse nuk ka përmbytje, praktikisht, përmbytjet po i lënë vendin tokës së thatë”, është shprehur Çupi në PolitikOn.