Franca rekord infektimesh që nga maji, ulen rastet në Gjermani

Franca po shfaq shifra shqetësuese të infektimeve nga Covid, duke shënuar një rekord ditor që nga maji kur përfundoi edhe mbyllja. Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 3.310 infektime të reja, ndërkohë që e konsiderueshme është shënuar edhe rritja e numrit të pacientëve në reanimacion, 376 persona. Në të gjithë vendin nga Covid-19 kanë humbur jetën 30.409 qytetarë.

Ndërkohë, Gjermania ka shënuar rënie të infektimeve, ku në 24 orë janë regjistruar 625 persona të infektuar, pas disa ditësh rresht ku vendi shënonte më shumë se 1400 të prekur në ditë, sipas të dhënave nga instituti “Robert Koch”./Opinion.al