Fotot bënë xhiron e rrjetit, reagon për herë të parë Monika Kryemadhi: Unë personalisht jam kundër,nuk kanë rrjedhur nga LSI

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar një akt të turpshëm dhe mungesë respekti ndaj viktimave publikimi i fotove nga brenda morgut të Tiranës ku shfaqeshin disa trupat e pajetë në tokë. Kryemadhi tha se ato foto nga kanë rrjedhur nga LSI, ndërsa shtoi se ato foto nuk duhet të ishin publikuar.

“Foto nuk kanë rrjedhur nga ne. Unë personalisht jam kundër publikimit të fotove te morgut. Është mungesë respekti ndaj viktimave. Por kjo ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë”, tha Kryemadhi gjatë një interviste në ‘Open’.