(FOTO) Vaksinohet Edi Rama, tashmë personi i dytë që ka marrë kurimin në vendin tonë

Ashtu siç premtoi mesditën e sotme, Kryeministri i vendit Edi Rama, mori vaksinën kundër virusit duke u bërë personi i dytë në Shqipëri që injektohet. Ai mori dozën e parë të vaksinës “Pfizer” për t’i siguruar qytetarëve që gjithçka është në rregull.

Sigurisht ajo çfarë pritet për t’u parë është nëse ajo do të ketë efekte anësore apo sekondare ndërkohë që Rama u shpreh se gjithçka po ecën sipas planit dhe njerëzit duhet të jenë të lumtur që ka një dritë në fund të tunelit për situatën e pandemisë.

Mjekja e cila ja injektoi kreut të shtetit vaksinën, ishte Najada Como. Ngjarja mbetet në përditësim.