Foto e Mira Rakacollit duke shkelur rregullat anti-Covid, Enkel Demi zbulon përse nuk e ndëshkojnë

Pak ditë më parë bëri bujë foto e Kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli duke thyer rregullat anti-Covid të cilat i ka vendosur vetë pasi u shfaq në një mbledhje e rrethuar nga njerëz të shumtë.

Shumë personazhe të njohur nisën të kërkonin që ajo të shkarkohej nga detyra pasi është e papranueshme që të shkelë rregullat të cilat detyrojnë një popull të tërë t’i zbatojnë. Thënë kjo, për këtë rast nuk është një reagim nga kreu i qeverisë Edi Rama por vetëm një reagim nga vetë Mira e cila u mor i justifikim.

Gazetari i mirënjohur Enkel Demi ka bërë sot një postim ku u tregon njerëzve se për të nuk u mor asnjë masë pasi ajo është pjesë e Rilindjes.

“Ajo i është bashkuar bandës së Rilindjes dhe për pasojë ka marrë pjesë në një aktivitet që ka bërë Rilindja ku nuk respektohen masat anticovid, që Rakacolli si kryetare e Komitetit Teknik iu ka dhënë dhe shqiptarëve.

Shqiptarët nga ana e tyre që nuk i respektojnë masat, gjobiten rëndë. Vetëm gjatë fundjavës janë vendosur 1270 gjoba se nuk respektojnë masat nga Mira Rakacolli. Kjo e fundit dje është deklaruar se është rast i izoluar. Rita Ora nuk është rast i izoluar, as Cristiano dhe vetëm Mira është. Pse quhet rast i izoluar? Sepse është rilindase dhe këtu fillon pikërisht kapitulli i birave që mund t’ja hedhim të gjithëve.

Ata kanë një staf të veçantë që mund të ndëshkojnë, përdorin gazin lotsjellës, shkopin e gomës dhe burgun ndërkohë vetë janë raste të izoluara dhe me logjikën e Rakacollit rasti i izoluar padyshim dhe molla që shtriga ia dha Borëbardhës.“, -u shpreh gazetari.