Fluturon kurba e infeksionit në vend, sa raste të reja u shënuan sot

120 raste pozitive me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Gjithashtu janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes dhe të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse virusi është ende mes nesh.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.”

COVID-19 – Statistika (1 Gusht 2020)
Testime totale 41709
Raste pozitive 5396
Raste të shëruara 2961
Raste Aktive 2274
Humbje jete 161 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)