Fluks i madh në Kakavijë, ja çfarë po ndodh në kufi me Greqinë

Greva 24-orëshe e punonjësve të doganës greke ka shkaktuar fluks automjetesh në pikën kufitare të Kakavijës.

Mësohet se nga krahu i Greqisë po vijnë shumë kamionë në drejtim të Shqipërisë.

Kujtojmë që një ditë më parë MEPJ lajmëroi qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë që të shmangin lëvizjen nga ora 07:00 e ditës së sotme deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Greva e punonjësve të doganës greke bëri që puna të ndërpritej, ndërsa nuk u lejuan automjetet, si dhe furgonët e kamionët e mallrave.