Florian Binaj lë nam në emision, para të gjithëve i grisen pantallonat

Në puntatën e sotme të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën të qeshurat dhe surprizat nuk kanë munguar. Këtë sezon kemi pare mjaft lojëra dhe sf ida që janë risi për programin dhe ndër to është “gongu” që luhet here pas here në studio. Në njërin prej tyre ishte të hidhesh pupthi me anë të topave të palestrës për të kapur shaminë.

Edhe pse kjo lojë ishte për gocat; “Burbuqja” e famshme, Rezart Veleshnja në versionin grua, sfidoi ish-partnerin e saj Florjan Binaj në këtë s fidë. Flori e pranoi sf idën, por mesa duket ai nuk e kishte llogaritur që do të kthehej historia pas. Në momentin që po ekzekutonte këtë lojë, Binajt iu grisën sërish edhe këtë vit pantallonat duke shkaktuar kështu shumë të qeshura nga të ftuarit dhe publiku i pranishëm.