Flet teologu i njohur: “Kujdes magjia e zezë dhe syri i keq ekzistojnë, ajo prek sistemin tuaj nervor dhe…”

Miron Cako ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit në “ABC” për të folur mbi një temë që të gjithë shqiptarët e diskutojnë në heshtje.

Teologu i njohur foli rreth magjisë së zezë dhe se njerëzit duhet të kuptojnë se ajo ekziston në të vërtetë dhe prek mendjen tonë në shtresat më të thella të tij. Ai tha këto gjëra, që lidhjen me djallin dhe demonët ndikojnë në të gjithë organizmin tonë.

“Syri i keq dhe magjia e zezë kanë lidhje me njëra-tjetrën. Humbet normalitetin, shikon se diçka është brenda teje, je si i dyzuar, ke një energji negative. Zakonisht krijon përshtjellime në sistemin nervor. Kur nuk ndihesh mirë, djalli kap sistemin nervor dhe më pas ndikon në të gjithë organizmin.

Pastaj mund të shfaqen sëmundje që nuk iu gjendet shkaku, bën analizat dhe del pa probleme shëndetësore. Jeta humbet normalitetin dhe nuk ka një shkak natyral, atëherë kemi të bëjmë me një shkak mbinatyral”, u shpreh teologu.