Flet sociologu i njohur: “Suksesi i të rinjve shqiptarë fshihet tek marrëdhëniet e hapura”

Edmond Dragoti dha sot një intervistë jo si të tjerat në Top Albania Radio. Ai ishte i ftuar rreth diskutimit të temës së marrëdhënieve të hapura mes të rinjve shqiptarë por edhe të të gjithë njerëve në tërësi. Ai u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që të rinjtë të eksperimentojnë për sa kohë ata e pranojnë këtë gjë.

Mondi theksoi se të fshehësh marrëdhëniet e hapura krijon një hendek të madh në vetëbesimin e të rinjve. Përgjithësisht shqiptarët gjithmonë kanë qenë të ndrydhur nga intime dhe ka ardhur koha që kjo gjë të ndryshojë. Sidomos tek të rinjtë që janë në formim. Sa i përket suksesit të së ardhmes, sidmos për vajzat ai mendon se fshihet tek raportet e shumta me meshkujt.

“Po të vësh re në gjimnaze tendenca e mëparshme ishte që nuk duhet të kishe të dashur, para 30-viteve ishte kush ka të dashur është e suksesshme, tani është kush ka më shumë të dashur njëkohësisht është e suksesshme (për vajzat).” -tha ai ndër të tjera.