Flet mjekja: Ku janë zonat më “të nxehta” të koronavirusit në Tiranë

Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka takuar nga afër epidemiologët dhe mjekët e Tiranës, teksa është shprehur se vendi po përgatitet për periudhën e dimrit që situata e COVID-19 të mos jetë shqetësuese teksa shfaqen dhe virozat e stinës.

Mjekët thanë se rastet e konfirmuara janë përqendruar kryesisht në zonat rurale dhe lagjet e Tiranës ku janë përqendruar vatrat e infeksionit të koronavirusit janë në Astiri, tek Fresku dhe te Kodra e Diellit.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos me ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”, u shpreh mjekja.