Fjolla Morina zbulon foton dhe tregon se kush e nxorri në të vërtetë nga burgu

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina doli nga paraburgimi më 17 shtator pasi u kap nga Interpoli më datën 15 korrik.

Ajo ishte në kërkim ndërkombëtar pasi u arratis nga dënimi me arrest shtëpie në Kukës. Tashmë të gjithë e dinë se çfarë akuze rëndonte mbi të, ndërkohë që në ditët e fundit po flitet shumë mbi divorcin e saj me biznesmenin Fisnik Syla me të cilin lidhi kurorë gjatë kohës që ishin në arrati.

Por kush e ndihmoi në të vërtetë, Fjollën t’i shpëtonte një herë e mirë qelisë? Pak orë më parë ajo ka postuar në Instagram foton ku shfaqet pranë avokatit të saj.

Faleminderit shteti im! Faleminderit Avokat: Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla, ku e buzëqeshur në një lokal.