“Fitova zgjedhjet në Tiranë se ‘përjashtova’ Berishën” Spaho reagon pas deklaratës së fortë të Bashës dhe nuk lë gjë pa nxjerrë

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se herën e vetme që e ka mundur Ramën, e ka bërë në 2011 kur la jashtë fushatës Sali Berishës.

Spaho përmes një postimi në rrjetet sociale ironizon Bashën duke thënë se ai është një gënjeshtar që nuk po llogarit dot as dozën e gënjeshtrës.

Spaho shkruan se në 2011 Basha nuk kishte shansin të përjashtonte Berishën nga asnjë vendimmarrje duke qenë se “Doktori” ishte Kryeministër dhe kryetar i PD.

Jo vetëm kaq shton Spaho, por Berisha në zgjedhjet për Tiranën në 2011 solli në kryeqytet në mbësh