Fitorja e Kurtit në zgjedhjet e Kosovës, Pandeli Majko e thotë hapur: Ja çfarë më pëlqen tek lideri i Vetëvendosjes!

Ministri për Diasporën Pandeli Majko, në emisionin “Real Story” ka komentuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e Kosovës, ku deklaroi se rezultati ishte i pritshëm.

Majko theksoi se ajo që i pëlqen tek lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është fakti se ai po i qëndron larg ideve të serbizimit të Kosovës.

“Rezultati ishte i pritshëm, por edhe për shkak të faktit se atij iu hoq mundësia për të votuar sërish. Mendoj se çdo qytetar në Kosovë e mendonte se kishte ardhur momenti për ndryshim. Të shikojmë sesi Albin Kurti do të qeverisë.Ajo që i pëlqej për momentin është që po i ikën serbizimit të Kosovës në politikën e jashtme. Është shumë e rëndësishme që Kosova të jetë në dialog me Brukselin, që si Prishtina, si Tirana do jenë një ditë pjesë e BE-së”, tha Majko.