Firmoset kontrata shumë e rëndësishme, Edi Rama jep LAJMIN E MIRË

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës.

Rama thotë se ky do të jetë një investim strategjik që pas dekadash të tëra boshllëku hap kapitullin e Rilindjes së Hekurudhës Shqiptare, me një aks prioritar që përkon edhe me vizionin e Metropolit Europian Tiranë-Durrës

Postimi i Ramës

LAJM I MIRË – Pas më shumë se 3 vjetësh projektim, procedura financimi dhe garë ndërkombëtare firmosim kontratën për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës

Një investim strategjik që pas dekadash të tëra boshllëku hap kapitullin e Rilindjes së Hekurudhës Shqiptare, me një aks prioritar që përkon edhe me vizionin e Metropolit Europian Tiranë-Durrës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, firmos kontratën për fillimin e punimeve

#PunëJoGjumë

#SkaKohëPërPushim

#MetropoliTiranëDurrës