“Fillojnë shirat dhe reshjet e borës”, meteorologia e njohur parashikon si do të jetë moti

Ditët e ngrohta tashmë do t’ia lënë vendin motit të ftohtë. Temperaturat do të ulen dhe madje sipas Meteoalb në zonat malore mbi 1 500 metra, ditën e premte do të kemi edhe reshje bore.

Siç parashikon Meteoalb, gjatë ditës së sotme do të ketë vranësira në zona të ndryshme të vendit, ndërsa duke filluar nga e mërkura, do të mbizotërojnë reshjet si edhe temperaturat e ulëta.

“Të martën dhe të mërkurën do të ketë prezëncë të shtuar të reshjeve në territorin shqiptar.

Gjatë natës së ditës së mërkurë do të kemi reshje dëborë në zonat malore në lartësinë mbi 1 500 metra mbi nivelin e detit”, tha ajo duke shtuar se kjo është dita e fundit që do të kemi temperatura relativisht të larta, pasi gjatë të premtes, temperaturat minimale do të zbresin nën zero“, tha Adiola Bani nga Meteoalb.