Feston ditëlindjen, a e gjeni dot sa vjeç mbush sot Parashqevi Simaku (FOTO)

Parashqevi Simaku emri më i dashur i skenës shqiptare për shumë festivale me radhë dhe që fitoi zemrat e publikut dhe shumë duartrokitje të zjarrta që shoqëronin daljet e saj në skenë ka mbetur memorizuar edhe sot. Pamja e saj e ngrohtë, zëri i ëmbël, dhe këngët e kënduara prej saj e shndërruan shpejtë në ikonën e muzikës më të suksshme shqiptare gjatë viteve ’80- ’90.

Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966. Dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar. Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”, gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh dhe suksesesh që u kurorëzuan me çmime të para.

Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar. Pas largimit në SHBA, flitet se jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit. Dhe shteti shqiptar nuk është interesuar kurrë për shendetin e një prej simboleve të artit, në një kohë kur kultura dhe muzika po rrënohet gjithnjë e më shumë, shpesh here edhe nga pseudoartistë.

Pak vite më pare u raportua se ajo vụan nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk performon më në skena me këngët e saj. Mbase nuk dëshiron për këtë arsye, që publiku ta shohë në një gjendje ku ajo nuk mund të këndojë më. Pas largimit në SHBA, në fillim të viteve ’90, ajo u rikthye shumë rrallë. Për herë të fundit më shumë se dy dekada më parë. Nuk dihet prej vitesh më asgjë për një nga këngëtaret ikonë të Shqipërisë e cila sot feston ditëlindjen e saj të 54-t.

Foto: