Fëmijë, gra e të moshuar që flenë rrugëve, publikohen pamjet rrëqethëse nga rrugët e Greqisë (FOTO)

Disa pamje tronditëse vijnë nga rrugët e Greqisë. Pasi zjarret rrafshuan të enjten kampin e Lesbos-it, mijëra emigrantë janë aktualisht të pastrehë.

Qeveria greke u shpreh se do të duhen ditë për të gjetur strehim për ta. Emigrantët vijojnë të kalojnë orë tmerri në Greqi duke fjetur në trotuare, ndërsa të tjerë kanë udhëtuar drejt fshatrave më të afërt për të kërkuar ujë dhe ushqim.

Shpërthimi i një zjarri shkatërroi kampin e emigrantëve Moria në ishullin grek të Lesbos-it. Gjendja shëndetësore e disa prej tyre është rënduar për shkak të ekspozimit ndaj tymit. Në Moria strehoheshin rreth 13,000 persona, apo katër herë më shumë sesa kapaciteti zyrtar i kampit.