“Fatos Nano bënte për çerek ore, atë që Berisha e bënte për..” Neritan Ceka tregon dallimin e madh mes 2 ish kryeministrave

Ish ministri Neritan Ceka ka komentuar ndryshimin mes dy ish kryeministrave Sali Berisha e Fatos Nano. Në një intervistë për ‘Opinion’, teksa fliste për dy ish-kryeministrat, Ceka tha se Fatos bënte për vetëm çerek ore atë që Berishës mund t’i duhej edhe një vit për ta bërë.

Ai shtoi gjithashtu se Nano rrinte vetëm gjysmë ore në zyrën e kryeministrit, porn ë atë gjysmë ore, iaa kishte dalë të bënte reformën e privatizimit, në mënyrë më të suksesshme për rrëmujën e Shqipërisë, bëri reformën e arsimit, shkollat private, bankat private e mediat.

“Si vizionar ka qenë padyshim Nano. Nano me një çerek ore bënte atë që Berisha e bënte për një vit, e që se bëri dot. Pra, shkonte në zyrë, se unë kam qenë Ministri i tij, i bije telefonit nga ora 8 e gjysmë, në 9, nuk ishte, në 10, në 11 nuk ishte. I bije në 2 e gjysmë, thoshte sekretarja erdhi dhe iku. Pra në atë gjysmë orë që rrinte në zyrë, bëri reformën e privatizimit, në mënyrë më të suksesshme për rrëmujën e Shqipërisë, bëri reformën e arsimit, shkollat private, bankat private, i krijoi ai. Bëri TV, ja këtu jemi për shkak të Nanos. Mediat i mbajti në xhepin e xhaketës doktori dhe i vetmi që i nxori dhe i bëri media europiane, ishte Nano,”- tha Ceka.